Gjykata e Apelit vendosi arrest shtëpie për Ferdinant LLanajn, shënjestra e atentatit në Transballkanike. Me 1 Tetor ai u sulmua me breshëri kallshnikovi dhe u plagos rëndë, por u arrestua në kushte spitalore pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masë sigurie 20 ditë burg. Ferdinand Llanaj ka deklaruar para hetuesve se nuk ka mundur të shikojë asnjë prej atentatorëve të tij që e sulmuan ka deklaruar se duan ta eliminojnë për hakmarrje. Dy ditë më parë, Llanaj ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpinë e tij në Vlorë. Llanaj ndodhej në makinë bashkë me djalin e tij të mitur dhe me shokun e tij Dritan Begaj kur u sulmua me breshëri kallshnikovi nga një tjetër makinë. Autorët nuk janë kapur ende. Armët e tyre u gjetën në makinën e tjetër në Karafj të Fierit. Hetueset dyshojnë se ngjarja ka lidhje me hakmarrjen.
Vlorë, apeli çon në shtëpi shënjestrën e atentatit Ferdinant Llanajn
schedule15:58 - 30 Tetor, 2017
schedule 15:58 - 30 Tetor, 2017