Zyrtare: E blenë me bujë, Partizani i jep duart sulmuesit Brown

schedule13:22 - 20 Janar, 2021

schedule 13:22 - 20 Janar, 2021

Brian Brown largohet përfundimisht nga Partizani. Trajneri Daja e shprehur para një jave në konferencë se nuk është pjesë e planeve të klubit dhe tani ka ardhur edhe njoftimi i klubit për “divorcin”.

Brown erdhi me bujë te Partizani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje të kuqtë edhe paguan për kartonin e tij. Ai shënoi tre gola në finalen e Superkupës kundër Kukësit, kurse më pas humbi. Dy gola në kampionat dhe dy në kupë janë shumë pak për një lojtarë që mendohej se do bënte diferencën.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Brian Lee Brown. Sulmuesi 28-vjeçar nga Xhamajka dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë.

Brown ishte pjesë e skuadrës nga sezoni 2019 – 2020. Klubi i uron njëkohësisht Brian Lee Brown suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit. /abcnews.al