Maqedonia e Veriut regjistroi 13 viktima dhe 63 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

schedule17:40 - 18 Janar, 2021

schedule 17:40 - 18 Janar, 2021

Në 24 orët e fundit nga 529 teste të kryera, 63 persona rezultuan pozitivë ndaj Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se brenda ditës, si pasojë e Covid-19, humbën jetën 13 qytetarë.

Rastet u regjistruan: Shkup 42, Kumanovë 3, Tetovë 2, Prilep 2, Gostivar 1, Shtip 1, Manastir 1, Veles 2, Ohër 1, Strumicë 2, Kavadar 1, Negotinë 1, Vinicë 1, Probishtip 2 dhe Krushevë 1.

Sa i përket rasteve fatale, prej tyre pesë ishin nga Shkupi (69, 72, 77, 66 dhe 66), dy nga Velesi (66 dhe 80), tre nga Struga (74, 87 dhe 73), një pacient nga Kratova (52), një nga Krusheva (79) dhe një nga Demir Kapija (62). Pacientët vdiqën në spital.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) regjistroi 176 pacientë të shëruar nga Covid-19. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!