Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 474 raste të reja me COVID-19 nga 2521 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën 7 pacientë të infektuar që po merrnin trajtim mjekësor pranë spitaleve COVID. Konkretisht nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç.
Janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, apelon MSh.
COVID-19 – Statistika (17 Janar 2021)
Raste të reja ditore 474
Të shëruar në 24 orë 363
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2521
Testime totale 313,188
Raste pozitive 67,690
Raste të shëruara 40,453
Raste Aktive 25,960
Humbje jete 1277
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14962
Fier 1961
Shkodër 1378
Durrës 1446
Lezhë 1016
Vlorë 1049
Korçë 880
Elbasan 1045
Berat 821
Dibër 532
Gjirokastër 478
Kukës 392
/mv.abcnews.al