Kosova regjistron 296 raste me Covid-19 dhe shtatë viktima në 24 orë

schedule15:08 - 15 Janar, 2021

schedule 15:08 - 15 Janar, 2021

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 296 raste të reja me koronavirus, nga 1,659 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu, se brenda ditës nuk mundën që t’i mbijetojnë sëmundjes shtatë persona.

Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu, se brenda ditës nuk mundën që t’i mbijetojnë sëmundjes shtatë persona. Rastet fatale janë nga komunat: Malishevë 3 raste (88, 86, 47 vjeç), Dragash 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 55,135  dhe 1,399 janë viktimat.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572, kurse numri i rasteve aktive është 5.164.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Podujevë 31 raste, Malishevë 22 raste, Lipjan 15 raste, Suharekë 15 raste, Gjakovë 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Prizren 12 raste, Obiliq 10 raste, Drenas 8 raste, Vushtrri 7 raste, Dragash 6 raste, Gjilan 6 raste, Rahovec 6 raste, Viti 6 raste, Istog 3 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!