Vatra të reja infektimi me COVID-19 në Berat, të prekur edhe nxënës

schedule11:28 - 15 Janar, 2021

schedule 11:28 - 15 Janar, 2021

Rastet e të prekurve me Covid-19 po rriten nga dita në ditë dhe vatra të reja infektimesh po shfaqen në shumë institucione vendore.

42 ishte numri i infektimeve të raportuara në të gjithë qarkun e Beratit, ku mes të prekurve në institucione janë konfirmuar të infektuar edhe në shkolla.

E prekur me Covid-19 është konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Rezidenciale “Lira”, ku janë të akomoduar fëmijë me aftësi ndryshe dhe fëmijë të braktisur.

Infektimi i drejtoreshës së kësaj qendre ka shtuar frikën dhe panikun mes gjithë stafit të edukatoreve, kujdestareve dhe fëmijëve rezidencialë.

Edhe në disa institucione vendore ka pasur të infektuar me Covid-19.

2 punonjëse në drejtorinë arsimore në bashkinë Berat kanë rezultuar “pozitivë” me koronavirus, ndërkohë edhe në një nga marketet e qytetit, 2 punonjëse janë konfirmuar “pozitivë” me Covid-19.

Vatra të reja infektimesh janë shfaqur edhe në shkolla. 1 nxënës në gjimnazin “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore dhe 2 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat janë konfirmuar “pozitivë” me koronavirus.

E ndërsa shifrat e të prekurve gjatë vitit 2021 kanë njohur rritje nga dita në ditë, numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka shkuar në 827./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!