I kërkuar nga Interpoli në Itali për trafik narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

schedule08:34 - 14 Janar, 2021

schedule 08:34 - 14 Janar, 2021

Një 41-vjeçar në Dibër është arrestuar përkohësisht pasi është shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Mësohet se Kleant Keshi alias Gentjan Hysa,  është arrestuar të mërkurën nga Policia Kufitare Bllatë, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Keshi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma  pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”. s.b/abcnews.al/