Mjafton edhe një gol për të marrë tre pikë. Manchester City iu fal realizimit të Phil Foden (44′) për të thyer 1-0 në shtëpi ekipin e Brighton.
Talenti anglez mori një asist nga Kevin De Bruyne në fundin e pjesës së parë, lëvizi bukur mes mbrojtjes mike dhe lëshoi një goditje të saktë drejt portës kundërshtare.
The hosts take all the points after a brilliant Phil Foden finish#MCIBHA pic.twitter.com/xU8rUsGcKP
— Premier League (@premierleague) January 13, 2021
Edhe pse djemtë e Pep Guardiolës dominuan Brighton dhe krijuan raste të tjera për gol, nuk arritën të dërgonin më topin në rrjetë.
https://streamable.com/2s4al7
Shansi më i mirë ishte në minutat shtesë. Vendasit fituan një penallti, por sulmuesi Rahem Sterling gaboi nga pika e bardhë.
https://streamable.com/lz8bqq
Përfundimisht 1-0 për “Cityzens”, të cilët siguruan fitoren e katërt radhazi në kampionat. City renditet në vend të tretë me 32 pikë.
Diferenca me kryesuesit e United ka shkuar në 4 pikë, teksa skuadra e Guardiolës ka luajtur një përballje më pak se “armiqtë” e qytetit. /abcnews.al