Ekipi i Laçit vazhdon përgatitjet për duelin e radhës në kampionat. Bardhezinjtë e nisën vitin 2021 me fitoren shtëpiake 3-2 ndaj Kukësit dhe tani ndajnë vendin e dytë me Partizanin dhe Teutën.
Sfida e radhës është në Fier përballë Apolonisë vendase, aty ku kurbinasit do te tentojnë t’i japin vazhdimësi rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit.
Trajneri Shpëtim Duro ka marrë një lajm të mirë. Ylli i Laçit dhe golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Superiore, Kyrian Nwabueze është rikthyer të stërvitet me ekipin.
Amerikani me origjinë nigeriane, kreu një operacion në sy ditët e para të janarit dhe do të grumbullohet me skuadrën për transfertën fierake. /abcnews.al