Akord total: Transferimi i Ismael Dunga formalitet, mësohen detajet

schedule18:12 - 11 Janar, 2021

schedule 18:12 - 11 Janar, 2021

Ismael Dunga dhe Vllaznia do të ndajnë rrugët së bashku. Shkodranët kanë marrë një ofertë nga Japonia dhe gjatë këtyre ditëve ka pasur bisedime mes klubeve dhe menaxherëve, për ta përmbyllur me sukses.

Sagan Tosu, klubi ku në të shkuarën është aktivizuar edhe Fernando Torres, kishte ofruar 70 mijë dollarë. Kjo ofertë ishte hedhur poshtë menjëherë nga Vllaznia, pasi mund të shkonte vetëm për gjetjen e një tjetër sulmuesi.

Klauzola për largimin e Dungës ishte 200 mijë euro, shumë që sigurisht japonezët nuk do të ishin të gatshëm ta paguanin. Bisedimet kanë vijuar dhe një ditë më parë ka pasur edhe një bisedë tjetër mes drejtuesve të klubeve.

Double Diamond Sports, kompania e menaxhimit që punon në Spanjë dhe Shqipëri, ka bërë ndërmjetësimin për këtë transferim, që ka mbetur vetëm të zyrtarizohet.

Falë dëshirës së mirë për ta mbyllur me sukses këtë lëvizje, oferta për Vllazninë është bërë 70 mijë euro dhe kuqeblutë do të ruajnë edhe 20 përqind të kartonit, çka do t’u çonte të ardhura të tjera në rast se Dunga do të shitej sërish. / abcnews.al