Turqia ka lajmëruar sot se është gati të aktivizojë raketat S-400. Lajmi është konfirmuar nga shefi i Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes turke Ismail Demir, i cili tha se sistemet ruse të mbrojtjes nga raketat S-400 janë gati të aktivizohen, transmeton agjencia TASS nga Ankaraja.
“S-400 është gati për përdorim. Forcat do të vendosin kur do të ketë një nevojë të tillë, “ ka thënë Demir në televizion turk.
Ai gjithashtu tha se kompanitë turke të mbrojtjes vazhdojnë të punojnë nën programin për të ndërtuar avionë luftarakë F-35 të SHBA, pavarësisht vendimit të Uashingtonit për t’i përjashtuar ato nga programi. g.v/abcnews.al