Ishte një moment kulmor. Fitore padyshim e madhe, ashtu si emri i kundërshtarit, dhe Besnik Hasi e pati të gjithë të drejtën që të lumturohej.
Gjithsesi, suksesi 3-2 I ekipit të tij, Amedspor, ndaj Beshiktashit në Superligën e Turqisë, i pati disa pasoja.
Menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit dhe pas festimit të momentit, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, sot trajner në Turqi, pati një acarim të madh dhe gati u përlesh me arbitrin.
Kjo solli të paevitueshmen, pezullimin dhe gjobën.
Mediat njoftojnë se Hasi do të jetë I pezulluar vetëm me një ndeshje, pra dënimi nuk është shumë i rëndë, e po ashtu edhe gjoba diçka më pak se 2000 euro, apo 100 000 lira turke.
Hasi do të humbasë ndeshjen me Gençerbirligit, që luhet pas përfundimit të ndërprerjes së kampionateve për shkak të kombëtareve.
Besnik Hasi kryeson Superligën turke me skuadrën e tij, Amedspor, me 13 pikë, po aq sa Gallatasaraj kampion, pas 6 javësh kampionat.
Shpreson të përsërisë suksesin që arriti në Belgjikë shumë vite më parë kur u shpall kampion me Anderlehtin./abcnews.al


