Manchester City vazhdon përgatitjet për duelin e radhës në kampionat. Ekipi i Pep Guardiolës pret në shtëpi Brighton ditën e mërkurë (19:00), takim ku nuk do të luajë goleadori Sergio Aguero.
“Për fat të keq, Sergio ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, kështu që do i duhet të izolohet për disa ditë. Tamponi ka dalë negativ, por protokolli kërkon që të izolohet në raste të tilla.
Për fat të keq nuk do të luajë ndaj Brighton (13 janar). Nuk e di sa do të mungojë, do të ndjekim rregullat dhe do të zbatojmë atë që do të na thotë klubi, autoritetet shëndetësore dhe Premier League“, thekson trajneri i “Cityzens”. /abcnews.al