Nesër do të nisë vaksinimi anti-covid-19 në Shqipëri. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një postim në Facebook.
“Nesër nisim vaksinimin antiCovid19” njoftoi kreu i qeverisë shqiptare. Nën moton “Shqipëria buzëqesh” procesi i vaksinimit do të bëhet në ambientet e stadiumi “Air Albania” që është bërë gati prej disa ditësh.
Të parët që do të vaksinohen janë ata që janë në vijën e parë të zjarrit me luftën kundër sëmundjes, mjekët dhe infermierët më pas grupet e tjera me rrisk, mësuesit, policët dhe moshat mbi 75-vjeç.

Në datë 1 janar Edi Rama dha lajmin se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës nga “Pfizer” dhe se 10750 dozat e para do të mbërrinin në javën e tretë të janarit.
Por përkundër këtyre deklaratave, kreu i qeverise shqiptare, beri me dije nisjen e vaksinimit të hënën, pra në fund të dhjetëditësiht të parë të Janarit, duke kapërcyer në këtë mënyrë edhe premtimet e tij publike.
Nuk dihet ende nëse ka pasur një përshpejtim të marrëveshjes me “Pfizer” apo Shqipëria i ka siguruar vaksinat nga ndonjë shtet mik, dhe as sa doza kanë mbërritur, pasi kryeministri në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka bërë të ditur vetëm me një fraze, nisjen e vaksinimit nesër.
Ky lajmërim i papritur vjen menjëherë pas vizitës në Athinë, ku Rama pati bërë publik faktin se pjesë e bisedës me kryeministrin Micotakis ishte dhe situata covid por pa dhënë asnjë detaj, përveç shijes së shkëlqyer të drekës./ db/Abcnews.al



