Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se në 24 orët e fundit 11 pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.
Autoritetet Shëndetësore bëjnë me dije se nga 764 testime të realizuara, rezultuan pozitiv 100 persona.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë 85,594 persona janë raportuar me koronavirus.
Sakaq rastet e reja janë: 47 janë nga Shkupi, 3 në Kumanovë, 12 në Dibër, Shtip 1, Prilep 4, Tetovë 10, Veles 3, Ohër 4, Kavadar 8, Gostivar 3, Kriva Pallankë 1, Koçani 2 dhe Kërçovë 1.
/abcnews.al/