Situata në Mitrovicë ditën e dielë paraqitet e qetë dhe pa probleme, pavarësisht se qarkullojnë edhe zëra për tensione. Zëdhënësi i policisë lokale, Avni Zahiti ka deklaruar për “Kosova Press” se situata në zonën jugore është e qetë dhe pa incidente. Edhe nëndrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar se sa i takon sigurisë, situata është tërësisht e qetë. “Është një ditë e rëndomtë, pa ndonjë aktivitet që mund të kërcënojë sigurinë e përgjithshme ose rendin publik”, ka thënë Hoti. Zërat për tensione kanë qarkulluar në ditët e fundit për shkak të skadimit të afatit për krijimin e Shoqatës së Komunave Serbe në veri të Kosovës./abcnews.al
Kosovë, situatë e qetë në Mitrovicë
schedule13:32 - 5 Gusht, 2018
schedule 13:32 - 5 Gusht, 2018
