Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U përplas për vdekje kur kthehej nga puna si roje, fqinji: Mbylli derën e shtëpisë, la fëmijët rrugëve

schedule13:08 - 6 Janar, 2021

schedule 13:08 - 6 Janar, 2021

Gëzim Gjyrdyku, 50-vjeçari që u gjet i vdekur në kanal pas një aksidenti të ndodhur në Fier, kishte humbur gjurmët me familjarët që prej ditës së djeshme. Fqinji i tij ka treguar për ABC se fëmijët prisnin që të kthehej nga puna në shtëpi dhe kur është errësuar e kanë marrë në telefon, por asnjë shenjë prej tij. Ai thotë se familja e tij nuk kishte burim të ardhurash të tjera pasi jetonin vetëm me rrogën e kryefamiljarit si roje në një subjekt privat.

Një të dalë nga ora 3 prisnim me ardh në shtëpi nuk erdhi. Fëmijët i ranë në telefon dhe nuk dilte. Ka qenë errësirë. Shoferi ka ikur. Duhet të merren masat. Ai ka lënë fëmijët për gjynah. Kishte tre fëmijë. Nuk kishte të ardhura të tjera.  Njërin e në vit të dy në gjimnaz, tjetrin e ka në klasë të tetë. çupën e vogël e ka në klasë të tretë. E mbylli derqën e shtëpisë, i la fëmijët rrugëve. Shteti duhet ta gjejë atë”, shprehet ai.

Ndërkohë një tjetër person thotë se në këtë aks rrugor ndodhin shpesh aksidente ndërsa i bën apel autoriteteve që të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi.

“Di që ka bërë aksident. Ka ardhur që andej . Ka lënë makinën dhe ka ikur. Sa të binte në kanal aty dhe iku. Ne kalojmë këtu në kangjella. Kemi tokën andej. E kam bërë kërkesën vetë tek ai inxhinieri shqiptar dhe ai italian.

Kemi kërkuar rrugën për kalim për nënkalim poshtë. Vinte uji nga përroi dhe mbushej plot me ujë kjo këtu. Çdo çerek ore njerëzit kalojnë në anën tjetër përmes autostradës. Rrezikojnë veten. Nuk ka rrugë të dytë. Nuk e njihja. Ai kthehej nga puna me biçikletë. E ka shtëpinë në Vehrri. I shkreti për bukën e gojës”, thotë ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!