Analisti Roland Bejko thotë se Shqipëria duhet të përfitojë nga procesi i integrimit, teksa sot u mbyll në Luksemburg kapitulli 20 për negociatat.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se protestat që zhvillohen në Tiranë, tregojnë se shoqëria shqiptare po reagon dhe sipas tij, kjo është demokratike.
“Ne duhet të përfitojmë nga ky proces, të jemi të kënaqur. Nuk do ishte çudi që ka njerëz që nuk do donin të ishin kështu. Mua m’u duk Shqipëria më shumë evropiane, edhe me këto që ndodhën sot. Paska edhe një kontigjent qytetarësh në Shqipëri, që kanë mendimin kritik, të mos marrin gjithçka që u jepet. Ka filluar shoqëria të reagojë dhe kjo është demokratike. Fakti që sot u mbyll një kapitull, mund të jetë koecidencë kjo që ndodhi në Tiranë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kemi katër muaj që një pjesë qytetarësh janë në shesh, shoqëria është polarizuar. Unë them, ky është dekor demokracie, që mua më pëlqen. Tek e fundit, edhe nëse ka tension tensional, herët apo vonë ky tension duhet të shfryhet”, theksoi ai./abcnews.al


