Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria në BE, përpara 2030?/ Turdiu: Era fryn në favorin tonë! Bimo: Hap shumë i mirë për vendin

schedule20:22 - 13 Tetor, 2026

schedule 20:22 - 13 Tetor, 2026

Shqipëria shënon një tjetër hap në procesin e integrimit europian. Në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të zhvilluar sot në Luksemburg, u formalizua mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Ky zhvillim u diskutua edhe në emisionin “Real Story”, ku diplomati Gazment Turdiu dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, vlerësuan rëndësinë e këtij hapi, por ngritën pikëpyetje mbi sfidat që shoqërojnë rrugëtimin europian të vendit.

Ndërsa Turdiu theksoi se rrethanat dhe mbështetja ndërkombëtare kanë qenë në favor të Shqipërisë, Bimo e cilësoi përparimin si pozitiv, duke nënvizuar njëkohësisht deficitin demokratik dhe rrugën e gjatë të negociatave drejt Bashkimit Europian.



Gazment Turdiu: Era fryn në favorin tonë, por era ka qenë gjithmonë në favorin tonë. Ne kemi ndjerë që mbështetja për Shqipërinë ka vazhduar dhe nuk ka reshtur kurrë. Nëse ne nuk kemi mbajtur hapin njësoj si vendet e tjera, ne duhet ta ndjejmë gabimin te vetja jonë. Rrethanat janë në favor të Shqipërisë.

Roland Bimo: Një hap shumë i mirë për Shqipërinë. Në krahasim me ’91-’92, jemi shumë larg konceptimit për integrimin në Europë. Sot Shqipëria nuk ka opozitë. Ka një deficit demokratik. Në këtë këndvështrim bëjmë shumë mirë që tentojmë të integrohemi, por nuk është kjo Europa që ne ëndërronim. Po ta shikosh, Shqipëria është vendi që ka vuajtur më shumë dhe ka rrugëtimin më të gjatë të negociatave. Në vitin 2018 prisnim me dorë në zemër që të hapeshin negociatat dhe ndodhi në vitin 2023.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!