Shtohet numri i të infektuarve me COVID-19 te Manchester City. Ditën e sotme janë konfirmuar edhe dy futbollistë të tjerë pozitivë, portieri Scott Carson dhe i riu Cole Palmer, si dhe një pjesëtar i stafit. Të tre janë izoluar dhe nuk do të jenë në ndeshjen e mbrëmjes kundër Manchester United.
“Manchester City mund të konfirmojë që Scott Carson, Cole Palmer dhe një pjesëtar i stafit janë testuar dhe kanë dalë me COVID-19. Ata do të vëzhgohen gjatë periudhës së vetë-izolimit në përputhje me protokollin e Premier League dhe të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
NEWS | We can confirm that Scott Carson, Cole Palmer and one member of staff have tested positive for COVID-19.
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5rehttps://t.co/HlU0alDdjW
— Manchester City (@ManCity) January 6, 2021
Të gjithë në klub u urojë të prekurve shërim të shpejte dhe rikthim sa më të shpejtë në punë”, shkruan Manchester City në komunikatën e bërë për mediat. Ferran Torres, Tommy dhe Eric Garcia janë lojtarët e tjerë që kanë dalë më parë me COVID-19 te City dhe janë ende në karantinë, kurse Kyle Walker dhe Gabriel Jesus e kanë përfunduar periudhën e izolimit. /abcnews.al