Dialogu Kosovë-Serbi, trupat e KFOR-it patrullojnë në liqenin e Ujmanit

schedule16:08 - 4 Gusht, 2018

schedule 16:08 - 4 Gusht, 2018

Nga mesnata, trupat e KFOR-it në Kosovë janë vendosur në zonën pranë liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut. Sipas raportimeve të mediave kosovare, prania e ushtarëve mendohet të jetë bërë për arsye sigurie në lidhje me zhvillimet e fundit në bisedimet Prishtinë-Beograd. Agjencia e lajmeve “Kosova Press”, gazetarët e të cilës kanë qenë në vendin e ngjarjes, bën me dije se situata atje është e qetë dhe pa incidente. Burimi mediatik nënvizon se trupat e misionit ndërkombëtar nuk kanë lejuar askënd të afrohet apo të kalojë në zonën që po patrullojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!