Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike në Kosovë, Basri Lenjani gjatë një konferencë me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se nga shpërthimi në Ferizaj një 20-vjeçare ka pësuar dëmtime të rënda.
20-vjeçarja është dërguar në Klinikën e Ortopedisë deklaroi drejtori i Emergjencës për shkak se ka pësuar fraktura, (thyerje).
“Një 20-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda nga shpërthimi i bombolës së gazit. Pacientja ka pësuar djegie të fytyrës, kokës dhe qafës si edhe thyerje dhe për pasojë është dërguar në klinikën e Ortopedisë”, tha Lenjani.
Ai gjithashtu tha se tre presona ndodhen në kujdes intensiv pasi kanë marrë plagë të rënda nga shpërthimi që ndodhi në një lokal në Ferizaj, ditën e sotme.
Lexo edhe: Të paktën 42 të plagosur, kryetari i Ferizajt viziton pacientët: Uroj të mos kemi viktima
Lenjani shtoi se në klinikë janë të shtruar 15 persona , tre prej të cilëve në kujdes intensiv, ndërsa 10 të tjerë ndodhen në klinikën e Emergjencës”, tha më tej Lenjani.
/abcnews.al/