600 milion për fusha dhe një libër, Voltana Ademi bën premtimet e mëdha

schedule23:45 - 4 Janar, 2021

schedule 23:45 - 4 Janar, 2021

Voltana Ademi ka zbuluar detaje interesante në emisionin “Pressing”ABC. Kryebashkiakja e Shkodrës u shpreh se do të shkruajë një libër për atë që ka përjetuar dhe kaluar me Vllazninë, ndërkohë që bën me dije se edhe ku do përdoren paratë e marra nga shitja e aksioneve të klubit shkodran.

“Do shkruaj një libër, ia kam premtuar vetes këtë. Nuk është një kalvar, por një sfidë shumë e vështirë për t’u marrë me sport. Jam përballur me vështirësi të mëdha. Ndoshta Zotin më ka ndihmuar në disa vendimmarrje që kemi marrë për Vllazninë, për ta mbajtur të paprekur, pa ndërhyrje politike dhe për të shkuar drejt privatizimit”

“Në Shkodër buzëqeshjet e njerëzve janë ato që kanë rëndësi. Çdo trofe është bonus dhe e mirëpresim, është një gëzim i madh. Paratë që do marrim nga shitja e Vllaznisë do të hidhen në ndërtimin e fushave. Jo vetëm aktualet, por edhe dy fusha të tjera. 600 milionë janë minimumi, çfarë të jenë më tepër do shkojnë gjithashtu për fushat stërvitore, që ndihmojnë akademinë dhe ekipin e parë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!