Policia e Pogradecit ka arrestuar një 55 vjeçar në akuzën e përdhunimit të një vajzë 15-vjeçare.
Ngjarja besohet se ka ndodhur në fshatin Velç në muajin mars të këtij viti, por 15-vjeçarja vetëm së fundi vendosi te denoncojë ngjarjen në polici. Ajo ka pretenduar se është shtatzënë, si pasoje e abuzimit.
I identifikuar si Ligo B. 55-vjeçari do të përballet me akuzën e përdhunimit të një minoreneje, në rast se kallëzimi i vajzës vërtetohet. Vajza ka treguar ngjarjen përpara psikologut, ndërsa ka pohuar se 55 vjeçari i ka hyrë në banesë me dhunë.
Pogradec, arrestohet për përdhunim 55 vjeçari
schedule12:28 - 15 Tetor, 2017
schedule 12:28 - 15 Tetor, 2017