Sipas MeteoAlb: Moti vijon me kthjellime në gjithë vendin pwrjashtuar ekstremin Verior ku krijohen vranësira lokale. Por pjesa e dytë e ditës sjell vranësira në gjithë zonat malore ku priten rrebeshe afatshkurtra shiu, kryesisht në Veri – Verilindje si edhe në zona të izoluara të Jugut të Shqipërisë. Mbrëmja dhe orët vijuese paraqiten me kthjellime e vranësira kalimtare në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë gjatë orëve të mesditës duke ngjitur maksimumin territorial mbi 37°C.
Era do fryjë e lehtë deri mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimi 1 – 2 ballë. /abcnews.al

