Matej Cvetanovski do të jetë afrimi i parë i Tiranës, sikurse raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja është shumë pranë dhe sulmuesi anësor do t’u bashkohet kampionëve në fuqi të Shqipërisë.
Cvetanovksi do të gjejë te bardheblutë edhe dy shokë të tij me të cilët është aktivizuar të Vardari. Bëhet fjalë për mbrojtësit Filip Najdovksi dhe Kristijan Toshevski. Tirana kështu po fiton konkurrencën me dy klube të tjera shqiptare.
Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi gjithashtu e kanë objektiv Cvetanovksin, por Tirana duket se ka bërë një ofertë më bindëse dhe sulmuesi anësor do të vihet së shpejti nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede. /abcnews.al