Agustin Torassa, sulmuesi i Tiranës, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Vllaznisë dhe argjentinasi nuk e shpreh keqardhjen për atë që ndodhi, më së shumti pasi e konsideron vendim të padrejtë.
Urimin për vitin e ri argjentinasi e lidh pikërisht me vendimin e arbitrit Enea Jorgji, ndërkohë që ky është edhe reagimi i parë i futbollistit të kampionëve në fuqi.
“Unë jam përgjegjës për gjërat që bëj, jo për gjërat që nuk i bëj. Për një vit të ri me më shumë drejtësi se sa padrejtësi”, shkruan Torassa, i cili ka postuar edhe momentin e dyshimtë të përballjes Tirana-Vllaznia. / abcnews.al