Anita Haradinaj në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” me gazetaren Bora Shahini foli ndër të tjera dhe për situatën aktuale politike në Kosovë. Anita tha se beson shumë tek puna e bashkëshortit të saj, ish-kryeministrit Haradinaj dhe se uron që të jetë president i shqiptarëve të Kosovës.
“Në 2020 kanë ndodhur shumë gjëra në Kosovë dhe u ndërruan shumë qeveri brenda një kohe të shkurtër. Më vjen shumë keq që Presidenti, ish kryetari i kuvendit dhe shumë të tjerë shkuan në Hagë. Për t’u konsoliduar dhe për të nisur nga e para besoj dhe hamendësojn se do të jetë pak e vështirë duke ditur këto procese që kanë kaluar.
Thjesht besoj në punën e Ramushit, besoj shumë sepse e ka dëshmuar dhe nuk ka sesi ta vë në pikëpyetje. E mertion sepse ka dhumë për t’i dhënë Kosovës dhe sidomos në pozicionin që është sot. Uroj që Kosova të ketë një President si Ramushi.”, u shpreh Anita. /abcnews.al