Katër pjesëtarë të një familje shqiptare në Kosovë kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në Viti.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.
LEXO EDHE: Krim brenda familjes në Kosovë, kryefamiljari ka vrarë gruan, dy djemtë e më pas veten
“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. /abcnews.al