Mjekët: Në të gjithë vendin 25% kanë rënë në kontakt me Covid

schedule17:11 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 17:11 - 30 Dhjetor, 2020

Rreth 25% e shqiptarëve dhe gati gjysma e banorëve të Tiranës  janë imunizuar në mënyrë natyrale ndaj koronavirusit.

Thuajse 10 herë më shumë se të infektuarit me Sars CoV 2 zbuluar përmes tamponit në kryeqytet kanë antitrupa të virusit.

Imunologu Genc Sulçebej dhe epidemiologu Alban Ylli kanë studiuar situatën përmes testeve serologjik në emër të Akademisë së Shkencave dhe prezantuan këto të dhëna.

“817 individë që përfaqësojnë popullatën kampion dhe në 812 individë të testuar dolën pozitiv për antitrupa 405 individë që në fund  të 2020 thuajse 50 % është imunizuar, është shprehur Sulçebej.

“Në Shqipëri niveli i imunitetit është rreth 25 % ndërsa për Tiranën hipoteza jonë ishte më e ulët dhe është një surprizë,” ka thënë Ylli.

Në Tiranë studimi ka nxjerrë në pah se koronavirusi ka qarkulluar në mënyrë intensive dhe të ngjashme  në të gjithë zonën urbane pas daljes nga izolimi.

Megjithëkëtë mjekët apelojnë në respektim  të masave dhe nuk  përjashtojnë një valë tjetër  të përhapjes së Covid 19 ndonëse me intensitet më të ulët.

Por a duhet të vaksinohen ata që e kanë kaluar Covid 19?

“Rekomandohet që të mos bëjnë vaksinën e Covid vetëm ato persona që kanë infeksion akut të kenë kaluar fazën akute të infeksionit, të gjithë të tjerët duhet të vaksinohen. Në rastin tonë përparësi duhet të kenë individët që nuk e kanë kaluar infeksionin”, ka thënë Sulçebej.

Mjekët i konsideruan këto të dhëna paraprake ndërsa thanë se do të plotësohen dhe me detaje për grupmoshat dhe gjinitë më të prekura nga koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!