Kush është shqiptari që u ekzekutua në Bari

schedule10:41 - 2 Gusht, 2018

schedule 10:41 - 2 Gusht, 2018

Mbrëmjen e së mërkurës u ekzekutua në qendër të Barit 24-vjeçari shqiptar Viktor Picaku. Policia italiane është ende në kërkim të dy autorëve, të cilët janë larguar me motor.

24-vjeçari shqiptar Viktor Picaku, pa precedentë penalë, është ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës në sheshin Abazzia në provincën e Barit, në një moment që sheshi ishte plot me njerëz.

Sipas informacioneve të para, dy persona me motor i janë afruar të riut shqiptar duke e qëlluar disa herë me armë zjarri pas shpine. Mjekët e urgjencës janë përpjekur ta mbajnë në jetë, por dy nga plumbat i kishin prekur mushkërinë dhe kokën. Dy autorët nuk janë identifikuar ende ndërkohë që policia italiane ka nisur hetimet.

Një nga hipotezat e para është që autorët kanë dashur të trembin viktimën, por situata u ka dalë jashtë kontrollit. Por gjithsesi policia nuk përjashton pistën e një krimi pasioni./abcnews.al