Mesditën e sotme në kompleksin sportiv Football Republic nga Bashkia e Tiranës u organizua një turne mjaft interesant, ku u përsëritën derbet e dikurshëm të kryeqytetit mes Tiranës, Dinamos e Partizanit.
Në fushë ishin legjenda të tre klubeve si Devi Muka, Erjon Bogdani, Igli Allmuça e të tjerë, që morën pjesë në minindeshjet e organizuara.
Ky turne u zhvillua për festat e fundvitit dhe iniciatori ishte ish-lojtari i Tiranës, Dinamos e Partizanit, Gjergji Muzaka.
Ekipi i Dinamos: Redi Jupi, Engert Bakalli, Igli Allmuça, Arian Pisha, Roland Peqini, Bekim Kuli, Alpin Gallo, Erald Deliallisi, Nertil Ferraj, Erjon Xhafa, Ligoraq Tiko, Ilion Likaj, Elvis Kotorri.
Ekipi i Tiranës: Mirel Josa, Blendi Nallbani, Ardi Mema, Migen Memelli, Tefik Osmani, Nevil Dede, Eldoraldo Merkoci, Saimir Patushi, Devi Muka, Erbim Fagu, Ervin Bulku, Alban Tafaj, Jetmir Sefa, Abraham, Elvis Sina.
Ekipi i Partizanit: Erjon Bogdani, Endri Vrapi, Ervin Fakaj, Afrim Tole, Bledar Devolli, Ardit Beqiri, Dorian Bylykbashi, Orges Shehi, Ad Bogdani, Ard Behari, Ledjo Pano. /abcnews.al