Kënga me motive erotike, Marko pranon për herë të parë: Një eksperiencë personale e përjetuar

schedule11:05 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 11:05 - 28 Dhjetor, 2020

Marko Strazimiri është një nga këngëtarët e rinj më në trend, pasi projektet e tij janë shumë komentuar jo vetëm nga publiku i thjeshtë, por edhe nga muzikantë të njohur.

Ai u bë i njohur me pjesëmarrjen në konkursin ‘Gjeniu i vogël’ dhe më pas me konkurrimin në festivalet prestigjoze si ‘Kënga Magjike’, apo ‘Festivali i Këngës’.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, Marko ka pranuar për herë të parë se kënga e përfolur “Dhoma 403” ka qenë një eksperiencë e tij personale, pavarësisht moshës.

Në fillim kam konkuruar në ‘Këngën Magjike’ në 2018, më pas te ‘Festivali i Këngës’. Ishte një eksperiencë e re. ‘Kënga Magjike’ ishte kalimi im nga skena e Gjeniut dhe deri atje. Le të themi që kënga u komentua gjatë, pasi thonin që teksti nuk më përshtatej mua në moshë, pasi isha 16-vjeç.

Në fakt mua për këngën “Dhoma 403” akoma më flasin dhe më thonë që vazhdojnë e dëgjojnë. Le të themi që mund të ishte një eksperiencë personale e përjetuar dhe u kthye në këngë. Ka qenë një eksperiencë e kaluar dhe nuk ka asgjë”, tha ai. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!