Lampard: Pjesa e parë katastrofë, jam shumë i zemëruar me ekipin

schedule22:19 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 22:19 - 26 Dhjetor, 2020

Chelsea doli pa pikë nga përballja jashtë fushe me Arsenalin. “Blutë e Londrës” u mposhtën 3-1 në derbin e Londrës, duke regjistruar disfatën e katërt në Premier League për këtë sezon. Trajneri i Chelsea, Frank Lampard foli mbas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

Pjesa e parë ishte negative, ndeshja u vështirësua dhe kishim një mal të lartë për të ngjitur. E kishim të qartë se ishte një derbi Londre dhe Arsenali është një skuadër shumë e talentuar. Ndoshta lojtarët u ngarkuan shumë përpara këtij takimi.

Kishim një shans të mirë për t’u ngjitur në vendin e dytë, por humbëm dhe jam shumë i zemëruar. U treguam naivë te penalltia dhe goditja e dënimit, i dhuruam të dyja. Jam i zhgënjyer me pjesën e parë dhe nuk flas vetëm për aspektin taktik“, thekson trajneri anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!