Ambasadori rus në Shkup, Oleg Shcherbak, ka kritikuar ashpër Maqedoninë për nismën lidhur me anëtarësimin në NATO. Ai tha gjatë një konferencë se qytetarët e vendit duhet të pyeten në referendum nëse duan që të anëtarësohen në aleancën ushtarake.
Ambasadori nënvizon se nëse Maqedonia bëhet pjesë e makinerisë ushtarake të NATO-s atëherë duhet edhe të llogarisë kundërgoditjen që mund të marrë nëse aleanca e Atlantikut të Veriut do të sulmonte Rusinë.
Sipas tij, NATO është një aleancë ushtarake përgjegjëse për shumë luftëra nëpër botë. Gjatë gjithë kohës, Kremlini me metoda të ndryshme është përpjekur të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO./abcnews.al