Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si ish-Parku i Mallrave, ku një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.
Si pasojë e përplasjes, gruaja ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas burimeve nga spitali, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


