Nga objektivat e Vllaznisë te Balaj, Llullaku e Da Silva: “zbërthehet” Djarmati

schedule10:55 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 10:55 - 26 Dhjetor, 2020

Vllaznia luan nesër në “Loro Boriçi” ndaj Skënderbeut për javën e 11-të të Superiores. Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp zgjodhi të dalë drejtori sportiv i klubit shkodran, Matko Djarmati.

Kroati foli për ndeshjen e nesërme, ku u shpreh se Skënderbeu do analizohet me detaje dhe tregoi qartë merkaton e Vllaznisë, ku u shpreh se lojtarë si Balaj dhe Llullaku është e vështirë të vijnë në Shkodër dhe shtoi se të gjithë janë në merkato.

“Fatmirësisht nuk kemi probleme me dëmtimet dhe Covid-19, jemi gati për nesër. Çdo kundërshtar është shumë i vështirë. Skënderbeu nuk ka asgjë për humbur ndaj nesh nesër. Është e vështirë ndaj të tillë ekipesh. Do e marrim këtë ndeshje siç i kemi marrë të gjitha deri më tani.

Do e analizojmë në çdo detaj ekipin e Skënderbeut dhe në fund do të shohim çfarë do bëjmë. Fitojrja nuk është 100% e sigurt, nëse ndodh kjo sporti nuk është më interesant. Kush gabon më pak nesër del nga fusha si fitues.

 

Elmir Lekaj gjate prezantimit te Arberia.

Gjithmonë në merkaton e janarit është shumë e vështirë të gjesh lojtarë. Përse duhet të jetë i lirë një lojtar në janar nëse luan në një klub të mirë? Ose sepse ka probleme me klubin, ose nuk është aktivizuar thuajse fare. Tregu jashtë Ballkanit është e vështirë të sjellësh lojtar nga jashtë Ballkanit.

Duhet një muaj të ambientohet dhe minimumi dy muaj të arrijë formën optimale. Pas tre muajsh ne ai lojtar nuk na bën punë sepse mbaron kampionati. Jemi përqendruar në tregun ballkanas. Largim kemi Lekaj. I përfundonte kontrata këtë verë.

Ai nuk ishte i kënaqur me minutat e deritanishme dhe ne nuk i krijuam pengesë sepse është djalë shumë i mirë, nuk ka krijuar asnjë problem. I dham dorën dhe fatmirësisht gjeti shpejt skuadër (Arbëria) dhe shpresoj të luajë rregullisht atje.

Sidorencos gjithashtu i përfundon kontrata . Mandiagu ka probleme fizike dhe jemi në bisedime për mbyllje të kontratës dhe do provojmë të gjejmë zgjidhje më të mirë. Da Silva është lojtar me kontratë si profesionist dhe do i duhet të respektojë kontratën.

 

Çdo njeri ka pakënaqësi kur nuk është në formacion. Da Silva ka luajtur tetë javë shumë mirë dhe shohim sesi është një lojtar kyç i ekipit. Çdo njeri mund ta fitojë formacionin. Da Silva ishte dy javë jashtë fushave prej një dëmtimi dhe absolutisht e kuptoj se ka dëshirë të luajë në formacion, por ptir, ka njerëz që stërviten çdo ditë dhe nuk ka mundësi të luash direkt në formacion. Trajneri ia ka treguar shumë mirë Da Silvës situatën.

Situata me Dungën? Në Kenia funksionojnë disa gjëra ndryshe nga në Europë. Ne na vjen keq sepse e kishim planifikuar që Dunga të vinte sot ose nesër. Jemi në kontakt çdo ditë. Nuk e ka marrë pasaportën në dorë. Kur ta marrë do të vijë menjëherë.

Çdo lojtar i Vllaznisë është në treg. Nëse dikush sjell ofertën e duhur për Da Silvan je jemi të hapur për bisedime. Nuk i kemi kërkuar largimin atij.Në fillimisht do të firmosim kontratë me një spital për dëmtimet. Mandiangu është dëmtuar në stërvitje dhe për katër muaj nuk mund të rikuperohet.

 

Me Llullakun kemi biseduar dhe nëse vinte do na shtonte eksperiencën dhe do sillte stabilitet, por është ish-lojtar i kombëtares dhe kërkon një kosto financiare, që për momentin për Vllazninë është shumë. Balaj është shok me Alban Xhaferin, por unë mendoj se Balaj është shumë për ne. Nuk ka undësi të vijë. Sukaj ka 1 vit e gjysmë që nuk luan futboll. Ka takuar trajnerin si tifoz i Vllaznisë, por nuk ka asgjë serioze.

Nëse Vllaznia nu kap Kupat e Europës do ishte zhgënjim i madh dështim i gjithë stafit. Në fund do të shohim rezultatet. Shpresoj të shkojmë në rrugën e duhur. Kemi kaluar 10 javë dhe kemi njohur të gjithë kundërshtarët dhe opinioni im është se do të arrijmë katër vendet e para”, përfundoi Djarmati. /abcnews.al