Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendre për shkak të organikës së cunguar në këtë repart pas dëmtimit të Gerard Pique. Eric Garcia është i zgjedhuri dhe rikthimi i tij në “Camp Nou” nuk është larg.
Gazetari i njohur i merkatos, Fabricio Romano raporton se Barcelona ka arritur marrëveshjen totale me mbrojtësin dhe është 100% e sigurt se 19-vjeçari do të firmosë me klubin katalanas.
Ai do jetë i Barçës për 5 vitet e ardhshme dhe Barcelona pritet të bëjë maksimumin ta sjellë në janar mbrojtësin, në të kundërt ai do të firmosë parakontratë me katalanasit dhe më pas do bashkohet me ta në verë. /abcnews.al