Akuzave të përsëritura të opozitës se kryeministri Edi Rama po bën ç’është e mundur për të kapur drejtësinë edhe nëpërmjet procesit të Vettingut, kreu i qeverisë ka zgjedhur t’i përgjigjet edhe këtë herë me një status në rrjetet sociale.
“Vettingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vettingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes”, shkruan kryeministri Edi Rama.
“Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli”, e përfundon statusin e tij në Facebook, kryetari i qeverisë./abcnews.al