Basha: Rama nuk ka qëllim teatrin, por kullat

schedule15:34 - 28 Korrik, 2018

schedule 15:34 - 28 Korrik, 2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përsëritur pretendimin se kryeministrit Rama nuk i intereson një teatër i ri pa kulla, kjo pasi për të gjithçka po bëhet për të futur në xhep 200 milionë euro.

Postimin të cilin e shoqëron me një video ilustruese të mënyrës si, sipas tij, do të vidhet prona publike për të ndërtuar kulla, kryedemokrati e vijon duke shprehur mirëkuptim për dëshirën e artistëve për një teatër komod.

Por për Lulzim Bashën mundësitë për një teatër të ri ekzistojnë, pa patur nevojën që ai aktual, i konsideruar si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës,  të shembet.

Basha ka përsëritur edhe njëherë kërcënimin se minat dhe rruspat presin çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet tek teatri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!