Anëtari i Kryesisë i “Aleanca”, Labinot Bislimi thotë se vendimi i Hagës që dënoi ish krerët e UÇK, është skandaloz.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Bsilimi u shpreh se asnjë shqiptar nuk duhet ta njohë Gjykatën Speciale.
Bislimi shtoi se kanë nisur procedurat për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.
“Një vendim tepër i rëndë dhe skandaloz. Kjo gjykatë nuk ka asgjë të bëjë me Kosovën. As nuk e njoh si gjykatë. Asnjë shqiptar nuk duhet ta njohë këtë gjykatë. Jam i bindur se ky vendim do ketë përbashkim të popullit shqiptar. nuk është gjykuar Hashim Thaçi si politikan, si individ. Janë gjykuar 4 krerë të UÇK dhe asgjë nuk ka të bëjë me politika ditore. Është gjykuar liria e këtij vendi. Kosova sot dhe shqiptarët në Kosovë duhet të ndjejnë shqetësim të thellë për situatën. Është dënuar sot UÇK. Problemi është se njëra prej partive sot mban qëndrim, është ajo e Albin Kurtit. Albin Kurti ka qenë nxitësi, financuesi kryesor i narrativës. Donika Gërballa ka dërguar dosje në Hagë. Vjosa Osmani ka mbajtur narrativë të gjatë, duke e quajtur kriminel Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, theksoi ai./abcnews.al


