Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Haga mori dëshmi nga dëshmitarë të panjohur”/ Elezi: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet

schedule21:48 - 16 Shtator, 2026

schedule 21:48 - 16 Shtator, 2026

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se Gjykata Speciale në Hagë duhet të zhbëhet, pasi mori vendim për të shpallur fajtorë ish krerët e UÇK.

Në një intervistë për “War Report” në ABC News, Elezi u shpreh se Haga mori dëshmi nga dëshmitarë të panjohur.

Sipas tij, gjykata u bazua në dosjet e inteligjencës serbe.

“Për ne ka qenë vendim i papritur dhe shokues. Ky vendim tregon se drejtësia mbetet vetëm fjalë dhe deklarim. Ne nuk kemi arritur të shoim nëse dëshmitarët kanë qenë në gjendje për të dëshmuar. Kjo gjykatë sot shpalli vendimin për krerët e UÇK. Ne në Kosovë, kemi parë dyshimet tona, për veprimtari politike të dhomave të specializuara në Hagë. Kjo gjykatë ka pranuar dosje të punuar nga Serbia. Vetë presidenti i Serbisë, pak ditë më parë kishte uri për vendimin e kësaj gjykate. Kuvendit të Kosovës t’i jepet e drejta për rishqyrtimin e krijimit të Gjykatës së Hagës, për shuarjen e saj”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!