Kukësi krijoi sot relativisht më shumë se Tirana, por në fund gjithçka u mbyll në barazim. Gjatë ndeshjes ishte edhe një gol i dyshimtë, i konsideruar i parregullt nga gjyqtari. Për Supersport trajneri i Kukësit, Skënder Gega foli për këtë barazim dhe rastin e Eze.
“Çdo trajner, ekipi i të cilit luan në atë mënyrë i vjen keq. Luajtëm mirë dhe krijuam intensitet, por humbëm dy pikë dhe shpresojmë t’i kompensojmë. Njerëzit që e kanë parë rastin, aq më tepër ne televizion e dinë më mirë.
Unë mendoj se lojtari i Tiranës ka qenë më mbrapa. Ishin gjashtë arbitra dhe duhet ta shihnin me qetësi. Arbitri anësor ishte pak mbrapa, por unë nuk protestoj, nuk kam protestuar.
Ne luajtëm ndaj Tiranës, jo për t’i dhënë barazimit një ngjyrë tjetër, por është e vështirë të bësh 890 minuta me të njëjtin ritëm. Thashë jam i kënaqur sepse ne luajtëm pjesën më të madhe në një fushë, Në këto kushte lë hapësira si në rastin e Tiranës, që mund të ndëshkoheshim.
Në mendimin tim besoj se arbitrat gabuam. Kur është e paqëllimshme, duhen mbështetur sepse edhe ato gabojnë. Unë flas në konferencë, por klubi përfaqësohet nga të tjerë dhe ata mund ta shohin me qetësi dhe mund të japin qëndrimin e tyre mbi këtë.
Nuk e pashë sepse isha diagonal, por pas ndeshjes me pamjet që kemi jam i bindur se ishte gol, por nuk po protestoj, po sqaroj idenë time. Unë nuk mund të nxjerr problemet e Tiranës. Në ndeshjen e parë ndaj tyre kemi bërë performancën më të dobët.
Duke respektuar historinë, thashë se luajtëm me Tiranën. Qemë më tepër të kujdesshëm sepse mund të bësh volume loje, por në fund kundërshtari me një ardhje në portë të ndëshkon. Besoj se meritonim më shumë, duke iu referuar lojës”, u shpreh trajneri i Kukësit, Skender Gega. /abcnews.al