Tetë personave janë vënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të mërkurë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit mes të arrestuarve janë dy persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe dy të tjerë të cilët akuzohen për dhunë në familje.
Një 45 vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 45 vjeç, pasi në rrugën “Loni Ligori”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe për të shmangur shoqërimin e tij, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës për kapjen e personave të kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi 2 shtetasve, konkretisht:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. L., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. C., 21 vjeç, pasi më datë 11.12.2020, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin motor në pronësi të shtetasit I. L.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi në rrugën “Shemsie Haka”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 28 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetasit G. Gj.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 67 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”, pasi në rrugën “Dëshmorët e Fekenit”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike në prezencë të dy fëmijëve, ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 45 vjeç, pasi në rrugën “Loni Ligori”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe për të shmangur shoqërimin e tij, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 32 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Pasha”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al


