ABC siguron foto nga brenda lokalit që u bë mbrëmjen e djeshme shënjestër e të shtënave me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.
Disa persona të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të lokalit në pronësi të Albert dhe Nikollë Pjetri, të dy efektivë policie. Alberti është efektiv në radhët e Shqiponjave, Nikolla, efektiv i patrullës, ndërsa vëllai tjetër i tyre Vlash Pjetri ka qenë administrator i Njësisë Administrative Rrethina, që përfshin zonën ku ndodhet lokali.
Nga fotot që ABC sjell nga vendngjarja, duket se autorët kanë qëlluar edhe në drejtim të automjetit të vëllezërve Pjetri, i cili ka qenë i parkuar pranë lokalit, duke e bërë atë shoshë nga plumbat.
Në momentin e të shtënave lokali ka qenë i mbyllur, ndërkohë që vëllezërit Pjetri kanë edhe shtëpinë pranë lokalit. Në vendin e ngjarjes ka edhe mungesë të ndriçimit publik. Kjo e bën të vështirë identifikimin e autorëve./mv.abcnews.al