Video, momenti i shpërthimit me tritol në shtëpinë e Gazmir Dacit

schedule09:10 - 27 Korrik, 2018

schedule 09:10 - 27 Korrik, 2018

Këto janë pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së familjes Daci, pak çaste para se një person të vendosë lëndën plasëse rreth ores 01:31 minuta.Vetëm disa sekonda më vonë, kamerat kanë fiksuar një nga autorët duke u larguar me vrap, të cilin e priste një automjet me drita ndezur.

Në katin dytë të banesës tre katëshe, banon Xhelal Daci. Ai fitoi lirinë para 7 muajsh i dënuar për fshehje të provave që zbulojnë të vërtetën dhe armëmbajte pa leje. Për të njëjtën ngjarje, djali i tij Gazmir Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasje me dashje të Valmir Kolaveri dhe plagosjen e Robert Kolaverit që mbeti paralizuar nga plumbat.

Si familja e autorit dhe ato të viktimës janë banues në rrugën Martin Camaj në Bathore. Prej kohësh uniformat blu i kanë mbajtur në vëzhgim familjen Daci dhe Kolaveri, pasi ngjarja e mëngjesit të premtes është një rast i përsëritur.

Edhe më herët, familja Daci është gjendur në situatë të njëjtë. Në 2016 iu hodh një granatë në oborrin e banesës ndërsa në Janar të vitit 2017 familjes një sasi tritoli shpërtheu në dyqanin, i cili ndodhet ngjitur me portën kryesore.

Në të tre rastet policia nuk ka arritur të zbulojë autorët, por vetëm ka mundur të mbledh pamjet e kamarave të sigurisë siç bërë edhe në shpërthimin e së premtes.

Ngjarja më e bujshme, por që mbetit në tentativë ishte atentati i 31 Korrikut të 2016-s me snaiper ndaj Gazmir Dacit brenda ambienteve të burgut të Vaqarrit. Ky i fundit ishte me fat pasi u plagos një shtetas nga Kosova që ishte në ajrim në ato çaste, teksa policia prangosi Ergys Kolaverin dhe kushëririn e tij, Enea Ceka.

Ata ishin pozicionuar në një kodër përballë burgut, por nuk mundën të qëllonin në shenjë. Ergys Kolaveri është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Tiranës, ndërsa ky i fundit ka mohuar gjatë gjithë procesit gjyqësor të ketë lidhje me atentatin me snaiper të ndodhur në burgun e Vaqarrit./abcnews.al