Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covid-19, SHBA publikon listat e atyre që do të vaksinohen të parët

schedule09:24 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 09:24 - 22 Dhjetor, 2020

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është gati urdhëri i prioritetit për të pasur të drejtën e vaksinës anti-Covid. Kategori për kategori, me një logjikë të qartë: imunizim sa më i shpejtë i atyre që janë në linjë të parë, profesione të domosdoshme dhe në kontakt me publikun; por dhe shumë kompani puna e të cilave nuk kryhet dot nga shtëpia.

Lista e detajuar është redaktuar nga paneli i ekspertëve të Qendrës për kontrollin e sëmundjeve, autoriteti më i lartë shëndetësor që drejton fushatën e vaksinimit. Pas kuintave janë shumë kategoritë e sipërmarrjeve që bëjnë presion për të qenë pjesë e listës B apo C, në mënyrë që të dalin sa më shpejt nga izolimi.

Shitës në supermarkete, mësues dhe personel kopshti, punëtorë të industrisë ushqimore, nëpunës të transportit publik; janë këto disa nga kategoritë që cilësohen si forcë pune e linjës së parë nga shkencëtarët. Duke qenë të tillë ata barazohen me 75 vjeçarët dhe më të moshuar, për të qenë një prioritet për vaksinimin që ka nisur të hënën e kaluar. Vaksinat e miratuara aktualisht në territorin amerikan janë dy: Pfizer dhe Moderna. Për momentin ata që janë vaksinuar janë mjekë, infermierë dhe të moshuar, kjo është lista A.



Totali i listës B përfshin 49 milion amerikanë. Nga këta 30 milion janë punëtorë të cilët nuk mund të punojnë nga shtëpia. Nga shitësit deri tek gardianët e burgut dhe shoferët në transportin publik. Ndërsa ata që janë mbi 75 vjeç janë 19 milion dhe përbëjnë 25 për qind të të shtruarve në spitale.

Është gati dhe një listë C që përfshin rreth 130 milion amerikan dhe ata mbi 65 vjeç, ose dhe më të rinj që kanë patologji të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!