Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vetting për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai

schedule13:27 - 26 Korrik, 2018

schedule 13:27 - 26 Korrik, 2018

I radhës për të kaluar procesin e rivlerësimit kalimtar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ishte gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, njëkohësisht kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Bledar Abdullai.

Gjatë seancës dëgjimore shkalla e parë e vettingut konstatoi se gjyqtari Abdullai nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë pasi ai dhe personat e bashkëlidhur nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për deklarimin e disa pronave që disponojnë.

Njëkohësisht Abdullai ka deklaruar se është investitor në fondin e pensioneve, në një bankë të nivelit të dytë, por nuk ka deklaruar edhe se bashkëshortja dhe mamaja e tij janë aksionere në të njëjtën shoqëri.

Sipas Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, gjyqtari nuk ka fshehur dhe as nuk ka bërë deklarim të rremë. Njëkohësisht edhe DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës për gjyqtarin Bledar Abdullai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!