Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“KLP dhe KLGJ, fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”/ Rama s’e kursen administratën: Ka njerëz që janë me meritë dhe të tjerë me “WhatsApp”

schedule11:24 - 3 Shtator, 2026

schedule 11:24 - 3 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama u shpreh kritik ndaj KPL dhe KLGJ, për të cilat theksoi se janë “fytyra e dështimin e reformës në drejtësi.

Rama u shpreh kritik edhe ndaj administratës, duke theksuar se “në administratën ku ne punojmë, se punove se nuk punove po njësoj është”.

“Shkalla e meritës duhet të krijojë një arkitekturë ë qartë, kur grada bëhet pasuri profesionale e njeriut jo pronë. Në anketimin e administratës publike, ka një të dhënë që duhet t’ju mbetet të gjithëve nga ky takim ku është anketimi më i madh në numër i punonjësve të administratës, është anketim sekret…i fshehtë dhe nuk analizohet nga eprorë, por ekipi i ministrisë së shtetit. Paga është e pamjaftueshme për të gjithë. Kur është e pamjaftueshme për KLP, KLGJ, përfytyroni për të tjerat. KLP KLGJ kur janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi, dhe kur këtyre dy trupave që janë qeverisja e gjyqësorit, por në fakt qeverisin gjyqësorin me pak se nga sa qeveriset nga zakonet e vjetre, I kanë të pamjaftueshme pagat që i kanë disa herë më të larta se sa ne këtu…

Por tek gjërat që punonjësit tanë të administratës thonë se nuk shkojnë, është mosndëshkimi i performancës negative. Pra punonjësit e administratës që për mua shumica janë ndër punonjësit më të mirë. Por 1 mijë punonjës të këtij shteti, kanë shkëlqyer në përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel…Por edhe na thonë që në administratën ku ne punojmë, se punove se nuk punove po njësoj është sepse në administratën tonë ka njerëz që janë me meritë, por edhe që janë aty me WhatsApp sepse e konsiderojnë shkesin e WhatsApp edhe Bruksel edhe BE…por kjo duhet të ndryshojë. Shkalla e meritës do të hapë një derë, përmes pasqyrë Albania, ku qytetari që do, në Tiranë, Shqipëri apo Australi, gjithmonë shtetas i Republikës së Shqipërisë, megjithëse është koha ta hapi edhe për shtetas të BE, por përpara se të shkojmë aty, të merremi këtu”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!