Një aksident rrugor ndodhi në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, rreth orëa 15:30 ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.


